Julen Lopetegui më nuk është trajner i kombëtares spanjolle dhe ai shkarkohet një ditë para se të startojë kampionati botëror në Rusi.

Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar trajnerin që nënshkroi ditën e djeshme me Real Madridin.


Presidenti i Federatës, Luis Rubiales, ka thënë se ende nuk e kanë në plan emrin e trajnerit të ri.

GettyImages 841983514 Julen Lopetegui (Getty Images)

Ai shtoi se nuk do të ketë shumë ndryshime, duke u munduar ta gjejnë brenda grupit trajnerin e ri.

"Ne nuk dimë asgjë, e vetmja gjë që mund të them është se ne do të përpiqemi të lëvizim gjërat sa më pak që të jetë e mundur, sapo të kemi diçka, ne do t'ju njoftojmë", ka thënë Rubiales.

Emrat që përfliten janë trajneri i U-21, Albert Celades dhe drejtori i Fernando Hierro.

GettyImages 458445044 Trajneri i U-21, Albert Celades (Getty Images)

Spanja starton në Kampionatin Botëror të premten në ndeshje me Portualinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app