Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë së bashku. Jo vetëm pse ata janë burrë e grua, por sepse ndajnë edhe të njëjtin profesion.
Vlora Prizreni dhe Sead Vuniqi, të cilët janë pjesë e Trupës së Baletit të Kosovës, janë edhe bashkëshortë, të cilët i bashkoi ky profesion.
“Ditën e parë kam ardhur për të shikuar shfaqjen e Trupës së Baletit të Kosovës. Kam qenë ulur dhe në një moment kanë ardhur disa nxënës dhe të gjithë më folën përpos Seadit. Ai ka ardhur me një palë trenerka të gjëra dhe nuk mu afrua me grupin. Mami ishte aty dhe më tha, ai nuk të ka folur hiq. Unë i thashë ani se ai qenka i veçantë. Pas një kohe, dolëm në pauzë dhe Seadi mu afrua mu prezantua jam Sead Vuniqi. Më bëri shumë përshtypje pse nuk më ka folur më herët. Një tip kur nuk me flet më tërheq disi (qesh)”.
“…Filluam të bëhemi shumë shokë të ngushtë. Prindërit nuk i kam pasur në Kosovë, dhe Seadi më ka mbështet shumë në atë kohë. Shoqëria vazhdoi deri në një moment deri kur kuptuam se e duam njëri tjetrin dhe ëndrra u realizua. E pranuam njëri tjetrin dhe tash i kemi dy fëmijë dhe jemi shumë të lumtur”, rrëfen për RTV Dukagjinin historinë e dashurisë balerina Vlora Prizreni.
Është marrë me balet që nga mosha gjashtë vjeçare. Tashmë janë bërë 22 vite që ajo e praktikon atë. Vlora Prizreni , ishte kthyer nga Sarajeva, pa e ditur që një ditë, do të ishte pjesë e Trupës së Baletit të Kosovës dhe po aty do ta gjente dashurinë e jetës.
Ajo ka thënë se të jesh çdo ditë në të njëjtën punë bashkë me bashkëshortin ka të mirat por edhe vështirësitë e veta.
“Është shumë vështirë sepse nuk kemi orar të punës. Ne vijmë në punë në ora 9:00 dhe fillojmë punë rreth orës 10:00, por asnjëherë nuk e dimë kur përfundojmë punën. Në këtë mënyrë fëmija në shumicën e kohës janë pa ne. Edhe pse nëna ime ose e Seadit kujdesen për ta, fëmijët kanë më së shumti nevojë për mua si nënë. Përparësitë janë që asnjëherë nuk mërzitesh, nuk e ndien veten e dëshpëruar, gjithmonë e ke përkrahjen e partnerit”, shton më tej Vlora Prizreni.
Seadi, është që nga viti 2006 pjesë e baletit. Ai ka thënë se përvojat më të mira në këtë profesion, kanë qenë kur pjesë e tyre ishte bërë edhe Vlora.
“Në fillim e kam menduar gjithçka ndryshe, por tjetër gjë na ka dalë. Në fillim duke mësuar bashkë me Vlorën, por tash vijmë gjithmonë bashkë në punë dhe diskutojmë gjithçka rreth punës. Kur Vlora nuk ka qenë këtu, kam ndier mungesën e saj. Ja dalim shumë mirë dhe gjithçka shkon mirë rreth punës”, thotë balerini Sead Vuniqi.
Së bashku kanë qenë tashmë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale. Ata kanë thënë se baleti më shumë se profesion, është një dëshirë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti përballet me deklaratat e tij kundërthënëse për Eglin gjatë spektakli ‘prime’ – i transmetohet klipi ku thotë se nuk e do Eglin

“Do ta shtyp Nedën me makinë”, Rozanës i transmetohet deklarata e saj e dhunshme që kishte bërë për opinionisten në Big Brother para shumë viteve

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

"Mirupafshim Gjesti", Egli kalon në divanin e kuq në spektaklin 'prime' të së martës

U raportua se iu zbulua i dashuri në Dubai, reagon ashpër Xheneta: Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, çdo shpifje do të ndiqet penalisht

"Do ta shtyp Nedën me makinë", Rozanës i transmetohet deklarata e saj e dhunshme që kishte bërë për opinionisten në Big Brother para shumë viteve

Gjesti në gjendje të vështirë emocionale, qëndron i izoluar dhe i distancuar nga banorët e tjerë

Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititin: Marrëdhënia jonë funksionon mirë sepse ne më shumë e shohim veten si shokë sesa si burrë e grua

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren