Dy atentatet e së enjtes, reagon Berisha: Narkoshteti nuk tregon çfarë ndodhi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e mbrëmjes së kaluar në Lezhë dhe Tiranë, ku u vra një person dhe u plagosën katër të tjerë.
Sipas drejtuesit të koalicionit ASHM, policia e narkoshtetit nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ndodhi apo të arrestojë autorët.
“Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar", tha Berisha.
"Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist. Ne do bëjmë ligjin”, tha Berisha. /Telegrafi/


















































