LAJMI I FUNDIT:

Dushku rrëfen për alkoolin dhe drogën: Familja nuk më lejonte ta takoja mbesën time (Video)

Dushku rrëfen për alkoolin dhe drogën: Familja nuk më lejonte ta takoja mbesën time (Video)

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u ka thënë një grupi studentësh në New Hampshire se me vite të tëra është trajtuar ndaj vartësisë prej alkoolit dhe drogës.

Ylli i filmit “Bring it On” ka njoftuar se tashmë ka tetë vite që nuk konsumon alkool dhe drogë.

Eliza Dushku nuk ndalet së promovuari Shqipërinë (Foto)
Lexo po ashtu Eliza Dushku nuk ndalet së promovuari Shqipërinë (Foto)

“Kur merrja drogë dhe pija, nuk merrja vendime të mira. Dhe mjafton një vendim i keq (për t’u përkeqësuar gjërat)”, është shprehur Dushku.


36-vjeçarja ka treguar se familja nuk e lejonte ta takonte mbesën e saj (e cila tash është 13 vjeçare) për shkak të përdorimit të drogës.

“Mbaj mend që vëllai më thoshte se nuk më donte pranë mbesës time, sepse nuk më besonte. Sot jam një hallë shumë e mirë, por e dini çka? Ai kishte të drejtë”.

Eliza dhe mbesa e saj Sofia (Instagram)

“Braktisa shprehitë e këqija për familjen time, por sot jam e kthjellët për mua dhe jam e kthjellët për ju. Drogat janë të forta, por ne jemi më të fuqishëm”, i ka thënë Eliza turmës.

Ndryshe, problemet e saja me drogën dhe alkoolin kanë qenë temë e mediave në vitin 2008, por duket se ajo tash i ka tejkaluar problemet e vartësisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori