Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, sot në Kuvend ka folur për propozimin për rritje të pagës minimale. Ai tha se rritja e pagës minimale pa bazë ligjore, do të sjell probleme për kompanitë dhe rritje të inflacionit.

Ai gjithashtu tha se Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria janë pas Maqedonisë së Veriut sa i përket pagës minimale, njofton Telegrafi Maqedoni.


"Sipas Eurostatit paga minimale nga vendi në vend ndryshon, ndërsa ne si shtet jemi në mes. Dua t'iu informoj që paga minimale më e ulët se tek ne është në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi. Shqipëria po ka thënë se do ta rris pagën minimale, por për momentin është pas nesh. Po ne jemi pas Kroacisë dhe Sllovenisë, pasi përllogaritjet bëhen sipas zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor".

"Propozimi për rritjen e pagës pa bazë ekonomike, pa mbështetje për ekonominë, pa mos llogaritur produktivitetin, është problem nëse e sjellim do të hasin kompanitë e vogla dhe të mesme në probleme financiare dhe do të duhet të pushojnë punëtorë nga puna dhe sërish do të kemi rritje të inflacionit", tha Durmishi.