LAJMI I FUNDIT:

Dumoshi në takim me Kosnett: Përkrahja për të rinjtë, prioritet i MKRS-së

Dumoshi në takim me Kosnett: Përkrahja për të rinjtë, prioritet i MKRS-së

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, realizoi një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Dumoshi e informoi Ambasadorin Kosnett për projektet dhe planet që është duke i konkretizuar MKRS-ja në fushat që mbulon ministria, me theks projektet dhe mbështetjen e të rinjve në Kosovë. Ajo theksoi se ministria po punon në vazhdimësi që të ketë kujdesin e veçantë tash në këtë kohë të pandemisë që të plotësojë prioritetet e kërkesat e të rinjve dhe organizatave rinore.


Ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja ka rritur përkrahjen në mënyrë të vazhdueshme për të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Sipas një komunikate të MKRS-së, Dumoshi vlerësoi mbështetjen e Ambasadës në projektet për trashëgiminë kulturore.

Ajo e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e frytshëm që Ambasada ka pasur deri tani me ministrinë, në shumë projekte që kanë qenë të interesit të dyanshëm dhe pret që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Kosnett siguroi ministren lidhur me interesimin e ambasadës për të vazhduar mbështetjen e punës së ministrisë, përfshirë këtu zhvillimin e mundësive ekonomike për rininë dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të vendit, në kontekstin e zhvillimit të industrisë së turizmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori