LAJMI I FUNDIT:

Dumoshi i “dhuron” vezë Kurtit për Marrëveshjen me Serbinë për Energjinë, i quan mashtrues atë dhe deputetët e LVV-së

Dumoshi i “dhuron” vezë Kurtit për Marrëveshjen me Serbinë për Energjinë, i quan mashtrues atë dhe deputetët e LVV-së

Deputetja Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka quajtur mashtrues deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe  kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.  

Dumoshi gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës kritikoi pozitën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Energjinë në mes dy shteteve, Kosovë-Serbi.

Ajo i pyeti nëse ndihen të turpëruar pas arritjes së marrëveshjes, duke ju thënë se qeverisjet e kaluara për këto marrëveshje i kanë shpallë tradhtar.


“Për kryeministrin më erdhi shumë keq, pas tërë atyre përpjekjeve vite e vite, u dorëzuat. Keni nënshkru një marrëveshje për të cilën të tjerët i shpallnit tradhtar. Do t’ju pyesja si po ju duket ju të gjithë vetja sot? Unë nuk po ju them tradhtar se është fjalë e papërgjegjshme as me vezë nuk po ju gjuaj, siç vepruat ju. Por po ju quaj mashtrues e po ju pyes a turpëroheni? A jeni operu prej turpit?  Por ju çdo ditë po na e forconi bindjen që jeni shpifsa e mashtrues”, ka thënë Dumoshi.

Deputetja e LDK-së, Dumoshi gjithashtu iu drejtua ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke i thënë se ajo kur e kundërshtonte këtë marrëveshje, “roli i saj ka qenë të gjuaj me vezë”.

“Të kisha pyet dhe ty, po ti e ke pas rolin me gjuajt me vezë. Po ta dhuroj një vezë, e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues sepse tradhtarët e djeshëm që ju i quajtët dolën ‘faqebardhë'”, ka thënë ndër të tjera, deputetja Vlora Dumoshi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori