Moderatorja e programit, Arbana Osmani, ka qenë figura e preferuar e miliona shqiptarëve gjatë gjithë kësaj aventure 136 ditore.

Në mbrëmjen finale, ajo shkëlqeu me dukjen e saj të mrekullueshme, e veshur me një fustan të kuq dhe mjaft elegant.


Arbana është komplimentuar gjithmonë për paraqitjet e saj televizive dhe njëlloj duket se do të ndodh edhe me prezantimin e saj në natën finale.

344879579 603010291774568 3536555502068675514 n 1

Osmani është prezantuesja e cila tradicionalisht ka prezantuar thuajse të gjitha edicionet e Big Brother që nga viti 2008.

Përndryshe, finalja e mahde e Big Brother VIP Albania do të ketë sonte (e shtunë) një fitues, i cili do të jetë njëri ng katër finalistët: Deamishel, Luizi, Efi dhe Kristi. /Telegrafi/

345121076 599016452180448 315136669405506658 n

arb