LAJMI I FUNDIT:

Duke monitoruar aktivitetet e elefantëve, u regjistruan shprehi të pazakonta: Sa flenë dhe a ëndërrojnë?

Duke monitoruar aktivitetet e elefantëve, u regjistruan shprehi të pazakonta: Sa flenë dhe a ëndërrojnë?

Rezulton se elefantët kanë zakone shumë të çuditshme kur bëhet fjalë për gjumin, të paktën nga këndvështrimi njerëzor

Një ekip studiuesish ndoqi lëvizjen e dy elefantëve femra të Afrikës nëpër Parkun Kombëtar Chobe në Botsvanë dhe konfirmoi se këto kafshë flenë mesatarisht vetëm dy orë në ditë.


Kryesisht herët në mëngjes, para agimit, mundësisht në këmbë.

“Të dhënat tregojnë gjithashtu se elefantët flenë ose zgjohen në varësi të kushteve si temperatura dhe lagështia, por që gjumi i tyre nuk ndikohet nga rrezet e diellit”, thotë Paul Manger nga Universiteti i Witwatersrand në Johanesburg.

Gjë që, sipas tij, tregon se gjumi te kafshët e egra nuk lidhet me perëndimin dhe lindjen e diellit, por me faktorë të tjerë mjedisorë, më të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Si arritën shkencëtarët në këtë përfundim?

Shkencëtarët përdorën pajisje të vogla që regjistrojnë kushtet në mjedis, ndërsa qaforet me teknologji GPS dhe xhiroskop bënë të mundur regjistrimin e lëvizjeve të elefantëve.

Para së gjithash, aktiviteti i feçkës, që konsiderohet pjesa më e lëvizshme dhe më aktive e elefantit, me fjalë të tjera, nëse nuk është aktive për më shumë se pesë minuta – elefanti është duke fjetur.

Studiuesit zbuluan se elefantët mund të flinin në këmbë ose të shtrirë – gjë që e bënin çdo të tretën ose të katërtën ditë dhe për një orë. Megjithatë, besohet se ata hynë në fazën e gjumit REM vetëm kur ishin duke fjetur të shtrirë, që do të thotë se elefantët nuk shohin ëndrra çdo ditë – por çdo disa ditë.

“Faza REM mendohet të jetë e rëndësishme dhe e lidhur me kujtimet, por rezultatet tona nuk përputhen me këtë hipotezë, pasi elefantët dihet se kanë kujtime afatgjata”, thuhet në punim.

Shkencëtarët theksojnë se të kuptuarit se si flenë kafshë të ndryshme është e rëndësishme për dy arsye – sepse na ndihmon t’i kuptojmë më mirë ato dhe të zhvillojmë strategji më të mira ruajtjeje, dhe sepse na ndihmon të kuptojmë më mirë se si dhe pse njerëzit flenë.

Rezultatet u publikuan në Plos One, dhe hulumtimi përfshiu organizatën bamirëse Elephants Without Borders dhe Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori