Dukagjini është nikoqire e Llapit në kuadër të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë në stadiumin '18 qershori' në Klinë.

Vendasit janë në kërkim të fitores, pasi kanë plot shtatë ndeshje që nuk e kanë shijuar triumfin në Superligë.


Në anën tjetër llapjanët pas fitores së fundit ndaj Ballkanit kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Lekaj, Pllana,Iseni, Basri, Bardhoku, Pefqeli, Gashi, Isufi, Mërlaku, Maliqi, Berisha.

Llapi: Bllaca, Mulalic, Idrizi,Ajvazi, Blakcori, Peci, Aliu, Ramadani, H. Hyseni, Sadriu, M.Hyseni. /Telegrafi/

telegrafi sport app