Robin van Persie është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Manchester United para pesë vite më parë.

Derisa po kalonte në vitin e tij të fundit në Old Trafford, Louis van Gaaal i kishte thënë atij se duhet të largohet dhe koha e tij kishte përfunduar.


Unitedi e kishte transferuar sulmuesin holandez për 25 milionë euro nga Arsenali në verën e vitit 2012, mirëpo në vitin 2015 ishte larguar.

van persie arrin marr euml veshje me fenerbahcen hd

"Kisha një bisedë me Louis van Gaalin dhe ai më tha: Në rregull Robin, rrugët tona do të ndahen. Unë jam trajneri dhe ti je lojtari - duhet të largoheni, koha juaj këtu ka përfunduar", ka thënë Van Persie.

"Unë isha si: 'Po, por unë ende kam kontratë me klubin?' Ai më tha: Nuk më intereson".

fenerbahce nuk heq dor euml nga van persie hd

"E dija se do të largohesha nga Unitedi, mirëpo jo në atë mënyrë, pasi më lëndoi dhe në klub kishin harruar që së bashku e kishim fituar titullin!, ka shtuar më tej Van Persie.

Holandezi kishte kaluar 11 vite në Angli, mirëpo më pas u largua për të kaluar në Turqi. /Telegrafi/

telegrafi sport app