LAJMI I FUNDIT:

Duhet të shihni Khloe Kardashian të shndërruar si Kris Jenner

Duhet të shihni Khloe Kardashian të shndërruar si Kris Jenner

Nëse ka diçka që Khloe Kardashian e bën me qejf, është t’i bëjë shaka të ndryshme mamasë së saj, Kris Jenner

Në këtë pjesë të “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe ka marrë gjithë vëmendjen, pasi po shndërrohet në çdo detaj, në një “Kris Jenner”.


Një duartrokitje shkon për të gjithë ata që punuan me pamjen dhe grimin e saj.

“Jam rikthyer në pamjen time madhështore si Kris Jenner dhe është koha të realizoj disa foto “paparazzi” të Kris”.

Khloe më pas zbulon se ajo dhe “partneri i saj në krim”, Scott Disick janë shumë të emocionuar, ndërkohë që kamerat zhvendosen tek Scott, i cili po kalon kohë me vajzën e Khloe, True Thompson.

Edhe pas transformimit rrënjësor, True arrin ta njohë mamanë e saj.

“Kris është këtu, njerëz!”, lajmëron Khloe teksa përfundon transformimin.

Nuk është hera e parë që ajo rikrijon pamjen e nënës së saj, por sipas Khloe-s, kjo është hera e fundit që ajo do ta bëjë këtë.