LAJMI I FUNDIT:

BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

Adelheid Feilcke

Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Evropian, askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike.

Sinjalet që vijnë nga kryeqytetet evropiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë, janë kundërthënëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE-së: Sa herë po ngushëllohen këto vende, një herë shtyhen premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsensus brenda BE-së kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiva konkrete e të bëshme. Procesi i Berlinit (në kuadër të të cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor) është çelësi për këtë rrugë!

Ja dramaturgjia e viteve e muajve të fundit: BE hap perspektivën e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Këto vende ndërmarrin përpjekje të shumta t’i përmbushin kushtet e duhura. Maqedonia e Veriut madje ia del me heqjen dorë nga emri i shtetit, e të bëjë një pajtim historik me Greqinë. Shqipëria nis procesin e dhimbshëm të vetingut të kërkuar nga BE për verifikimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Lëvdata nga të gjitha anët. Por, çfarë ndodh? Vendet anëtare të BE-së nuk e respektojnë premtimin e dhënë nga vetë ata në vitin 2018 dhe e shtyjnë sërish çeljen e negociatave.

Natyrisht, gjenden shumë arsyetime për këtë, e veçanërisht kriza aktuale shtetërore e kushtetuese në Shqipëri i vë pikëpyetje shumë hapave që janë bërë. Por, edhe në këtë gjendje, BE duhet t’i qëndronte premtimit dhe t’i fillonte negociatat. Sepse, ato do të ishin vetëm sinjali startues në një proces të gjatë, që do të zgjaste me vite! Premtimi i vitit 2003 në Selanik për afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE nuk përkrahet më nga shumica nga BE.

Kush e do më zgjerimin e BE?

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka thënë qartë: Në fillim thellim pastaj zgjerime të tjera.

Mali i Zi dhe Serbia negociojnë ndërkohë prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën as që mund të flitet për negociata. Kosova është i vetmi vend në Evropë pa lëvizje të lirë, dhe liberalizimi i premtuar i vizave shtyhet rregullisht. E që do mund të priten lehtësime me një të ngarkuar të BE-së për politikën e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i të cilit Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është mëse e diskutueshme. Fakti që të dyja protektoratet e BE-së janë më pak të përgatitura për BE tregon ndoshta më qartë, se çdo gjë tjetër mungesën e koherencës në politiken evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Kjo dilemë u bë më se e qartë tani në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak, Andrzej Duda, u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij evropianë, për t’i afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macroni as nuk u duk në Poznan.

E gjitha kjo në një kohë që ka progres konkret në bashkëpunimin rajonal, duke filluar që nga projektet e infrastrukturës deri në rrjetin rajonal të të rinjve, RYCO dhe masa, për të cilat pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit vërtet mund të jenë krenarë, e që njerëzve në rajon u sjellin përmirësime që ndjehen.

Këto simbole progresi duhet të dalin në krye. Lehtësimet ekonomike dhe nxitja e bashkëpunimeve duhet të forcohen. Nëse arrihet në disa nivele më shumë depërtim e shkëmbim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, anëtarësimi në BE e humbet atë kërcënimin e shenjës së kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, për të cilën u ra në ujdi në samitin në Poznan, është një hap konkret dhe i vërtetë për mijëra akademikë të rinj!

Le të jemi të drejtë: Nëse hapi i madh i anëtarësimit në BE për një afat të mesëm nuk është i realizueshëm, atëherë mbeten hapat e vegjël e të shumtë të normalizimit fqinjësor, natyrisht të lidhura me kërkesa të qarta për respektimin e normave të shtetit ligjor dhe reformave në këto vende. Kjo është ajo që duan e kanë nevojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014 në krizën aktuale të BE-së është instrumenti më realist i një politike konkrete të afrimit.

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori