LAJMI I FUNDIT:

A duhet të bëhet i obligueshëm me Ligj vaksinimi kundër COVID-19?

A duhet të bëhet i obligueshëm me Ligj vaksinimi kundër COVID-19?
Foto: Ilustrim/Arkiv

Rreth 56% e popullatës po hezitojnë ta marrin vaksinën anti-COVID, sipas një testi publik, ka bërë të ditur deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Ai thotë se injektimi kundër COVID-19 duhet të bëhet obligues, derisa për ata që refuzojnë thotë se dënimet mund të parashihen me Ligj.

Dreshaj ka thënë se menaxhimi i pandemisë nuk nënkupton vetëm vaksinim, pasi që në Kosovë sipas tij, ende nuk ka ndodhur as vaksinimi masiv.

“Deri më sot vaksinimi kundër Covid nuk është obligativ askund në botë, por në një situatë dhe në një test publik të bërë me popullatën në Kosovë ka dalë që dikund rreth 56% e personelit hezitojnë ta marrin vaksinën, atë se çka unë propozoj është se kjo vaksinë të bëhet obligative sepse ne kemi drejtë ta rrezikojmë veten, por ne nuk kemi të drejtë ti rrezikojmë të tjerët që nuk kanë ardhur deri te vaksinimi”, ka thënë Dreshaj për Ekonomia Online.

Mirëpo ndryshe mendon, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani pasi që nuk po e sheh të arsyeshme që vaksinimi kundër COVID-19 të jetë i obligueshëm, derisa konsideron se për një gjë të tillë vendosin vetë qytetarët.

“Mendoj se ne kemi situatën me sëmundjet tjera paraprake që kanë qenë, kemi edhe situatën me gripin sezonal që ka qenë para disa dekadave vdekjeprurës por asnjëherë nuk kemi ardhur deri në stadin që të nxirret Ligj me të cilin do të vaksinohet çdo qytetar, që të vaksinohet që të jenë të obliguar pra është çështje e të drejtave të njeriut dhe të vendosin vet se a do të marrin vaksinën apo jo”, është shprehur Agani.

Ndërsa Kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu thotë se duhet të mbizotërojë e drejta individuale e secilit për tu vaksinuar, përkundër faktit që mosmarrja e vaksinës mund të rrezikojë të tjerët.

“Ne kemi pasur javën e kaluar një takim virtual me të gjitha Odat e BE-së dhe është diskuar kjo çështje për shkak të presionit të shumë grupeve lobiste të të drejtave të njeriut të cilët e kanë stagnuar apo e kanë frenuar iniciativën të cilat janë marrë nga shumë shtete për obligimin për marrjen e vaksinave, dhe këto Ligje që janë në fuqi në shumicën e shteteve të BE-së nuk lejojnë një vaksinim të detyrueshëm të popullatës”, ka thënë Sejdiu.

Në Kosovë deri më tani janë vaksinuar 204,777 persona derisa prej kësaj shifre, 48,437 janë të vaksinuar edhe më dozën e dytë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 11,900 persona.

Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë, në Kosovë ka mbërritur edhe një kontingjent prej 182,900 dozave të vaksinës AstraZeneca, donacion nga Norvegjia.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori