Para se të martoheni, fillimisht duhet të merrni shumë vendime, duke filluar nga ngjyrat e luleve e deri te restoranti ku do ta mbani dasmën.
Por edhe pas ditës së dasmës do të ballafaqoheni me vendime të mëdha – si p.sh., a duhet ta ndryshoni mbiemrin?
Sipas statistikave, mes 60 dhe 80 për qind të nuseve e marrin mbiemrin e burrit kur martohen, ndërsa 20 për qind e mbajnë mbiemrin e vajzërisë, transmeton Telegrafi.
Por a është mbiemri i ri i duhuri për ju?
Avantazhet e të marrit mbiemrin e burrit
Jeni duke konsideruar ta merrni mbiemrin e burrit? Atëherë shikoni arsyet që e mbështesin këtë ide:
1. Të pasurit të njëjtin mbiemër në familje i bën gjërat më të thjeshta, e veçanërisht kur bëheni me fëmijë. Kësisoj ju do t’i keni procedurat më të lehta kur shkoni në udhëtime, kur merreni me çështjet e shkollimit, por edhe bashkëbisedimi me prindërit tjerë është më i lehtë kur njiheni si familje me të njëjtin mbiemër.
2. Nëse për çfarëdo arsye nuk ju pëlqen mbiemri juaj, atëherë mund ta merrni atë të burrit.
3. Shumica e femrave thonë se të pasurit të njëjtin mbiemër me burrin i ndihmon ato të ndihen si një familje e vërtetë dhe se ndryshimi i mbiemrit është simbol i rëndësishëm dhe zyrtar i angazhimit në lidhje.
4. Qoftë nëse e keni ndryshuar mbiemrin apo jo, shumica e njerëzve do të supozojnë se e keni mbiemrin e burrit dhe rrjedhimisht do t’iu thërrasin p.sh. “zonja Jones…”, qoftë se a ju pëlqen apo jo.
Disavantazhet e të marrit mbiemrin e partnerit
New York Times raporton se 20 për qind e femrave e mbajnë mbiemrin e vajzërisë pas martesës.
Kjo është lista e arsyeve që mund t’ju bindë ta rrisni atë përqindje:
1. Jeni duke u martuar, e jo duke u bërë person tjetër. Ndryshimi i mbiemrit mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse e keni humbur veten apo identitetin tuaj, prandaj ndoshta nuk duhet ta ndërroni mbiemrin.
2. Ndërrimi i mbiemrit mund të jetë kundër politikave tuaja
3. Nëse jeni anëtari i fundit në familje me mbiemrin tuaj, ndoshta keni dëshirë ta mbani mbiemrin
4. Nëse mbiemri juaj është unik, interesant apo i lehtë dhe i partnerit është më i zorshëm apo më famëkeq, atëherë më mirë ta mbani mbiemrin me të cilin keni lindur
5. Nëse jeni person i njohur në fushën tuaj, është vështirë ta rikrijoni një reputacion me mbiemër tjetër.
Opsionet tjera
1. Mbani dy mbiemrat – ndonjëherë femra i merr dy mbiemrat, e dhëndri e mban vetëm mbiemrin e vet. Disa herë tjera të dy i marrin mbiemrat e njëri-tjetrit. Ju mund ta diskutoni edhe këtë.
2. Mbajeni mbiemrin e vajzërisë si mbiemër të mesëm. Këtë mënyrë mund të zgjedhni që ndonjëherë ta shkruani p.sh. “Amanda Smith Jones” e ndonjëherë vetëm “Amanda Jones”, varësisht nga rrethanat
3. Konsideroni ta ndryshoni mbiemrin vetëm ligjërisht në mënyrë që kur udhëtoni me fëmijët, apo kur merreni me procedurat shkollore dhe çështjet tjera personale, t’i keni procedurat më të lehta. Por prapëseprapë mund ta përdorni vetëm mbiemrin e vajzërisë profesionalisht.
Nuk ka rëndësi se cilën nga tërë këto opsione e zgjedhni, mjafton ta dëgjoni zemrën tuaj dhe ta merrni vendimin që më së miri i përshtatet situatës tuaj personale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Sekreti i çifteve të lumtura qëndron në gjestet e vogla, pohon terapisti

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij