Dr. Gojart Xh. Pllana, MD
Specialist i Kardiologjisë
045/048 108018
“A duhet marrë një tabletë Aspirin çdo ditë?”, kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që marrim nga pacientët.
Në praktikën tonë të përditshme, kemi mjaft pacientë që kur vijnë në vizitë për herë të parë tregojnë se janë duke përdorur Aspirinë në doza të vogla. Në pyetjen time se pse e bëni një gjë të tillë, përgjigjja është:
– “Një i afërm më ka thënë se është e mirë”
– “E marr për të ndihmuar zemrën time”
– “Nuk e di pse, kom menduar se është mirë për shëndetin”, etj.
Përveç përdorimit për dhimbje, ethe e temperaturë, miliona njerëz në mbarë botën marrin një dozë të vogël të Aspirinës (75-100mg) për të zvogëluar rrezikun e tyre për sulme në zemër dhe/ose goditje në tru.
A duhet të gjithë të përdorin Aspirinë, pa marrë parasysh gjendjes shëndetësore që kemi?
Përgjigjja është: “JO”, nëse një gjë e tillë nuk iu është përshkruar nga mjeku. Kjo për shkak se ndonjëherë përfitimet janë më të vogla se rreziku për gjakderdhje.
Rekomandimi i AHA (American Heart Association) për përdorimin e Aspirinës: “Njerëzit me rrezik të lartë të sulmit në zemër duhet të marrin një dozë të ulët ditore të Aspirinës (nëse kjo përshkruhet nga mjeku).”
Ju nuk duhet të filloni terapinë me Aspirina pa u konsultuar me mjekun tuaj. Rreziqet dhe përfitimet e terapisë ndryshojnë për çdo person.
Njihu me rreziqet
Për shkak se Aspirina hollon gjakun, mund të shkaktojë disa ndërlikime. Ju nuk duhet të merrni Aspirinë nëse:
▪ Keni alergji në Aspirine ose jotolerancë.
▪ Jeni në rrezik për gjakderdhje gastrointestinale ose goditje hemorragjike cerebrale.
▪ Pini alkool rregullisht.
▪ Jeni duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike ose dentare.
Kur duhet përdorur Aspirinë (gjithmonë në konsultë me mjekun)?
▪ Shumica e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru ndodhin kur furnizimi me gjak në një pjesë të muskulit të zemrës ose trurit tuaj është bllokuar. Kjo zakonisht fillon me arteriosklerozë, një proces në të cilin depozitat e substancave yndyrore, kolesterolit, mbetjeve qelizore, kalciumit dhe substancave të tjera krijohen në pjesën e brendshëm të arterieve duke formuar pllakëzat aterosklerotike. Pllakat zakonisht prekin arteriet e mëdha dhe të mesme. Pllakat mund të rriten mjaft të mëdha dhe në këtë mënyrë reduktojnë ndjeshëm rrjedhjen e gjakut përmes arterieve. Por, shumica e dëmit ndodh kur një pllakë bëhet e brishtë dhe shkëputet nga muri i arterieve. Pllakat që shkeputen shkaktojnë mpiksjen e gjakut që mund të bllokojnë rrjedhjen e gjakut nëpër arterie.
▪ Nëse një mpiksje gjaku bllokon një enë gjaku që ushqen zemrën, ajo shkakton një sulm në zemër.
▪ Nëse një mpiksje gjaku bllokon një enë gjaku që ushqen trurin, kjo shkakton një goditje në tru.
▪ Aspirina ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe ndihmon në parandalimin e sulmit në zemër dhe goditjeve në tru.
Përfundim:
Aspirina është medikament që shpëton jetë njerëzish kur është e nevojshme të përdoret, përderisa mund të jetë e dëmshme kur përdoret pa nevojë.
Prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet përdorur pa u konsultuar me mjekun tuaj!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën