Duhet hapur rruga për në BE dhe NATO

“Gjithë Qeveria ka qëndrim të përbashkët për bisedimet për emrin. Jemi koshientë se kjo pengesë duhet të tejkalohet, të hapet rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për fat të keq, të gjithë jemi bindur se pa ndonjë zgjidhje nuk do të hapet rruga dhe duhet të gjithë të investojmë dhe të shpresojmë se do të gjejmë ndonjë kompromis”, deklaroi Xhaferri, në prag të vizitës në SHBA të delegacionit të lartë të BDI-së me në krye Ali Ahmetin.
Zëvendëskryeministri Xhaferi nuk u përgjigj nëse ai dhe Ahmeti do të takohen me ndërmjetësin për bisedimet Methju Nimic.
"Fillimisht dua të them se Ahmeti udhëton rrallë herë jashtë. Kjo është e nevojshme dhe mirë që do ta vizitojë Amerikën. Do të takohet edhe me qytetarët tanë që punojnë dhe jetojnë atje dhe me administratën shtetërore të SHBA-së. Sigurisht varësisht edhe nga amerikanët do të ketë tema të ndryshme dhe do të flitet për proceset politike këtu edhe në rajon, të cilat janë prioritetet dhe qëllimet tona të ardhshme", deklaroi Xhaferi. /Telegrafi/














































