LAJMI I FUNDIT:

Dugollit i zgjatet paraburgimi, Jashari premton se nuk do të ekstradohet në Serbi! (Video)

Dugollit i zgjatet paraburgimi, Jashari premton se nuk do të ekstradohet në Serbi! (Video)

48 orë të reja paraburgimi për Gafurr Dugollin, shefin e protokollit të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, dhe ish ushtar i UÇK-së. Kështu ka vendosur Prokuroria Themelore e Shkupit.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe Prokuroria njoftuan se Dugollit i është vazhduar paraburgimi për shkak të vërtetimit të identitetit pasi që ai u arrestuar në fundjavë, e kjo gjë i pamundësoi institucionet që të verifikojnë të dhënat. Sipas kësaj, nesër në orët e mbrëmjes me skadimin e paraburgimit të ri 48 orësh, do të vendoset nëse Dugolli do të lihet i lirë apo do t’i dorëzohet autoriteteve të Serbisë ku dyshohet për krime lufte në territorin e Kosovës.

“Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupit 1 personit G.D i caktoi masën e paraburgimit afatshkurtër 48 orëshe, me qëllim të vërtetimit të identitetit. Këtë vendim avokati i tijë e ka ankimuar në korrniza të afatit të paraparë por Këshilli Penal e ka refuzuar këtë ankesë si të pabazë”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1”, kanë deklaruar nga Gjykata Themelore Shkupi 1.


Prokuroria Themelore njoftoi se në bashkëpunim me Interpolin e Beogradit po punohet për identifikimin e Dugollit.

“Prokuroria Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit po punon intensivisht me autoritetet serbe për të marrë të dhëna shtesë për identifikimin e personit, në mënyrë që të vërtetohet nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë i cili kërkohet me fletë-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli-Beogradit. Për rrjedhën e mëtutjeshme të ngjarjeve do të jeni të informuar me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Shkupit drejtuar televizionit Shenja.

Sipas legjislativës vendore, vendimin përfundimtar për kërkesën për ekstradim të Dugollit, duhet ta marrë Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë, e cila ende nuk kanë qëndrim lidhur me ekstradimin ose të jo të Dugollit.

Gafurr Dugolli është arrestuar më 11 mars nga policia maqedonase në kalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë. E për këtë arrest ka reaguar ministria e drejtësisë së Kosovës nëpërmjet një letre të nënshkruar nga ministri Hajredin Kuçi ku sugjerohet që të refuzohet çdo kërkesë për ekstradimin e tijnë Serbi. Qeveria kosovare e ka quajtur këtë vendim të shtetit serb si shkelje e rëndë e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe një ndjekje e motivuar politikisht.

Arrestimi i Dugollit ka shkaktuar reagim tek banorët e Kosovës që janë përgjigjur thirrje së deputetit Haxhi Shala për protestë para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish pjesëtarit të UÇK-së. “Krime bëri Serbia, jo UÇK-ja”, “Mos u tallni me dinjitetin e shqiptarëve”, “Mos na i rihapni plagët”, janë porositë e shumta që vërehen nëpër pankartat e protestuesve./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: OVL-UÇK-së do të protestojë para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori