LAJMI I FUNDIT:

Dugolli: Në të kaluarën buxheti për veriun ka përfunduar në xhepat e Radoiçiqit

Dugolli: Në të kaluarën buxheti për veriun ka përfunduar në xhepat e Radoiçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, thotë se projektet e caktuara për komunat veriore të mbështetura nga qeveritë e kaluara kanë përfunduar në xhepat e Milan Radoiçiqit, personit përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Dugolli tha se në të kaluarën nuk është investuar në veri, buxhet ka pasur, por që sipas tij, është vjedhur.


“Investimet janë shtuar në këto tri vite qeverisje për atë pjesë, janë shtruar rrugë, është investuar në infrastrukturë e kështu me radhë. Por, për një gjë duhet të jemi të sinqertë nuk është si përpara – s’ka pasur investime, s’ka pasur buxhet për atë pjesë, por kanë përfunduar në xhepat e Radoiçiqit. Unë kam dëgjuar një intervistë të një politikani serb të asaj ane edhe e ka pranuar, që nuk është e vërtetë se s’ka pasur buxhet për komunat veriore, por është vjedh buxheti. D.m.th., projektet e caktuara dhe të mbështetura nga Qeveria e Kosovës kanë përfunduar në xhepat e Radoiçiqit dhe bandave kriminale”, deklaroi ai në tëvë1.

Sipas tij, qeveria e tanishme nuk do të lejojë që buxheti i paraparë për komunat veriore të përfundojë në duar të bandave kriminale.

“Unë pajtohem plotësisht se investimet duhet të shtohen në atë pjesë edhe do të shtohen, pa dyshim. Por, më jo – asnjëherë nuk do të përfundojnë në xhepat Radoiçiqti e bandave kriminale, të cilat atë pjesë të popullit atje e kanë mbajtur të terrorizuar e të mbajtur peng”, shtoi deputeti i pozitës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori