LAJMI I FUNDIT:

Duart e shkathëta të dr. Myrvete Paçaradës

Duart e shkathëta të dr. Myrvete Paçaradës

Prof. Dr. Myrvete Paçarada, tashmë është emër i dëgjuar i Mjekësisë sonë. Ajo, është femra e parë nga Llapi, e cila me përkushtim i është qasur profesionit të gjinekologes, madje në një kohë kur edhe numri i meshkujve mjekë, ishte i pakët. Por, dr. Myrvetja me përkrahjen e prindërve, të mjedisit dhe falë punës deri në sakrificë, arriti që të bëhet doktore e dëgjuar dhe e respektuar.

Bisedoi: Shaqir Foniqi


Klunika e Prof. Dr. Myrvete Paçarades të thuash, është e mbushur përherë me pacientë,  të cilët e kanë fituar besimin dhe e respektojnë profesionalizmin e saj. Por, si është të jesh mjeke gjinekologe dhe a është gjithmonë rruga e shtruar me lule, apo ka edhe sfida dhe probleme gjithfare. Për të gjitha këto, lexoni intervistën në vazhdim.

Dr. Myrvete, si rastisi që të përcaktoheni për këtë profesion, kur dihet se nuk keni trashëguar dikë nga familja?
Po, është e vërtetë, unë rrjedh nga një familje tregtarësh. Kam mbaruar shkollën e mesme për mami dhe gjatë praktikës në QKUK më ka pëlqyer profesioni si mjeke. Që në atë kohë i kam pasur idol dy mjeket të cilët kanë punuar në spitalin e gjinekologjisë, Prof. Sahadete Mekuli dhe Prof. Emine Gashi, të cilat ishin pishtaret e mjekësisë kosovare.

lindjet_2

Jeni bërë mjeke në një kohë kur numri i femrave mjeke, e veçanërisht gjinekologe ishte i vogël. Si jeni pritur nga mjedisi?
Nga mjedisi jam pritur shumë mirë. Rrethi ku jetoj dhe veproj, kanë treguar mirëkuptim gjatë gjithë karrierës sime. Në kohën kur isha studente, kane qenë vetëm dy femra mjeke në klinikën e gjinekologjisë, ndërsa tani jemi afër 30 mjeke.

Vaji dhe buzëqeshja e fëmijës janë të ëmbla, kurse gëzimet e nënave të mëdha. Ju keni bërë shumë fëmijë të qajnë e qeshin, njëkohësisht dhe shumë nëna të qeshin, e më pak të qajnë. Si ndiheni para këtyre fenomeneve?
Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk ka gëzim më të madh në jetë se lindja e fëmijës. Ne si mjek e kemi atë fat që çdo ditë të ndajmë gëzimin me nënat.

Mjeke në karrierë duhet të përballet me shumë sfida, dhe madje me shumë zgjedhje: juve ju ka ndodhur?
Sfida më e madhe ka qenë koha kur na larguan me dhunë nga puna, menjëherë kam vendosur ta vazhdoj profesionin dhe kam hapur ambulancën e parë private. Në të njëjtën kohë, iu kam bashkangjitur ekipit të mjekëve për fillimin e veprimtarisë së ambulancës “Nëna Tereze”, ku për shumë vite kam punuar si gjinekologe.

A, iu ka penguar ndonjëherë jeta personale të ushtroni profesionin tuaj aq fisnik?
Jo, nuk më ka penguar. Fatmirësisht kam pasur përkrahje të madhe gjatë gjithë kohës nga familja.

Keni pasur ndonjë rast gjatë ushtrimit të profesionit tuaj që ju ka bërë të ndiheni keq?
Përveç ndarjes së gëzimit me nënat, profesioni ynë është i përcjellur edhe me shumë rreziqe ku është në pyetje jeta e nënës apo e fëmijës! Ndihem keq në rastet kur nuk mundem të ndihmoj.

Keni arritur shumëçka në jetë, duke sjell shumë jetë…në jetë: jeni krenare për këtë?
Pa dyshim qe jam shume krenare. Sidomos kur dëgjoj për sukseset e fëmijëve të cilët iu kam ndihmuar të vijnë në jetë. Unë mburrem me ta sikurse nënat e tyre.

Myrvete-pacarada

Ju jeni ndjerë ndonjëherë e stresuar, para ndonjë operacioni të rëndë?
Jam e stresuar, para çdo operacioni mundohem që punën ta kryej në mënyrë sa më profesionale, por ndodhë qe pacientet lajmërohen në stadet shumë të avancuara të sëmundjes, ku mundësitë tona janë të kufizuara. I gëzohem shumë çdo operacioni të përfunduar me sukses.

Do t’ia kishit preferuar djalit, apo vajzës sate të njëjtin profesion?
Gjithsesi kam pasur dëshirë që fëmijët e mi të jenë mjekë, mirëpo zgjedhjen e profesionit të tyre ata e kanë bërë vetë.

Gjatë punës suaj jeni përballur me raste të ndryshme, të rënda gjithsesi, por edhe me anomali të shumta. Si keni arritur t’i përballoni këto dallgë të punës suaj në një kohë plot turbullira gjithfare, madje edhe politike?
Dëshira dhe vullneti për punë më kanë ndihmuar që t’i kaloj të gjitha dallgët. Edhe pas largimit nga puna, shpresa që një ditë do të kthehemi përsëri në vendet e punës, na ka ndihmuar t’i kalojmë ato ditë të vështira jashtë institucioneve tona.

Puna juaj, përveç që është humane, është edhe delikate…?
Puna jonë është humane, por e përcjellur me shumë rreziqe. Shpeshherë ndodhë të hyjmë në sallë të operacionit me raste urgjente kur pacienti nuk ka asnjë analizë laboratorike të kryer dhe ne rrezikohemi të marrim sëmundjen që ajo e bartë me vete.

Një pyetje që kërkojmë të jeni e sinqertë. A jeni gëzuar më shumë kur kanë lindur goca apo çuna?
I gëzohem lindjes së fëmijës të shëndoshë. Gjinia nuk luan rol.

Thuhet se femrave gjinekologe ua është rritur puna, kurse meshkujve iu ka rënë. Si e shpjegoni këtë fenomen?
Nuk pajtohem plotësisht me vlerësimin tuaj. Edhepse duket që është më e natyrshme që një femër do të ishte më e lirë t’i drejtohej një mjeku femër për problemet e veta, shpesh herë ndodhë e kundërta.

Ju jeni edhe profesoreshë fakulteti, si është interesimi i studentëve për studime cilësore, kur dihet se ky profesion ka të bëjë me fillet e jetës?
Vet konkurrenca për regjistrimin në Fakultetin e Mjekësisë tregon për interesimin e shumë studentëve të ri në këtë profesion. Përzgjedhja e çdonjërit është privilegj. Kemi shumë studentë të dalluar që me punën e tyre janë dëshmuar edhe në universitet më prestigjioze të botës.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në kohët moderne ka ndryshuar edhe jetëgjatësia, madje thuhet se mosha është vetëm numër. Vazhdoni t`i jepni kuptim jetës edhe në këtë moshë?
Përkundër moshës, unë, ende vazhdoje të jem e angazhuar si në kliniken gjinekologjike- obstetrike, gjithashtu në arsim dhe në ordinancën private.

Po të lindnit përsëri, a do të përcaktoheshit sërish për këtë profesion dhe pse?
Nga përgjigjet e mëparshme besoj që kam arritur të përcjellë mesazhin për dashurinë dhe përkushtimin që kam ndaj profesionit tim dhe, rrjedhimisht, kjo tregon që prapë do të zgjedhja profesionin e njëjtë.

Iu kujtohet ndonjë detaj interesant nga puna juaj e përditshme dhe cila është dhurata më e çmuar që e merrni nga prindërit? Cili është përgëzimi që merrni nga ata kur kuptojnë se fryti i tyre ka lindur i shëndosh dhe pa probleme?
Dhurata më e çmuar për çdo mjek është gëzimi i prindërve. Në shumë raste nga gëzimi i tyre, prindërit e shprehin falënderimin e tyre me bekime të shumta për mua, familjen dhe stafin e angazhuar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kalo në kategori