Qazim Laçi, mesfushori i ekipit Kombëtar së Shqipërisë ishte lojtari i radhës që doli sot në konferencën për media nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen.
Mesfushori kuqezi foli për objektivat e kuqezinjve në grupin B dhe u ndal te sfida e parë e Shqipërisë kundër Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund.
Laçi u shpreh se Shqipëria ka mbërritur me meritë në këto finale dhe se po jep maksimumin në stërvitje në mënyrë që ta nisë sa më mbarë me Italinë. Numri 14 i Kombëtares tha se skuadra kuqezi do t’i marrë të gjitha ndeshjet me radhë, ndërsa komentoi edhe konkurrencën në Kombëtare, që e konsideron si mjaft produktive.
Si kanë shkuar përgatitjet dhe a mendon se do ta nisësh si titullar ndaj Italisë? – Kemi bërë shumë mirë. Organizimi është shumë i mirë nga stafi dhe FSHF, si në Austri dhe në Gjermani. Kemi punuar shumë mirë dhe po punojmë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë. Se kush nis nga fillimi e vendos trajneri. Të gjithë lojtarët janë gati, djemtë po punojnë shumë fort. Si të luajmë 1 minutë, si nga fillimi, si 5 minuta duhet të jemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe do të japim maksimumin.
Mesfusha e Italisë? – Sigurisht që do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që nga shorti ne e dinim që do ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët po japim maksimumin dhe duhet të luftojmë deri në fund për të marrë maksimumin e pikëve.
Sa e rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv me Italinë për ndeshjet e tjera? – Ndeshja e parë është pak më e vështirë për të gjitha ekipet, si për ne si për Italinë. Ne kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi dhënë maksimumin në kualifikuese, kemi bërë ndeshje të mira dhe kështu do të vazhdojmë. Të punojmë sa më mirë, të stërvitemi dhe të mundohemi që të shfaqim ato gjëra që jemi stërvitur edhe në fushë. Objektivi ynë është që të marrim maksimumin e pikëve te ndeshja e parë.
Konkurrenca në ekip? – Është konkurrencë shumë pozitive. Lojtarët janë të barabartë në Kombëtare dhe janë grumbulluar futbollistët më në formë të momentit. Ka shumë konkurrencë në të gjitha repartet, të gjithë po japim maksimumin për të arritur sa më lart. Çdo lotjarë duhet të japi maksimumin.
Me cilin nga ekipet mezi po e pret përballjen? – Të tre kundërshtarët tanë janë shumë të fortë. Secili prej tyre ka cilësitë e veta dhe është e vështirë të bëj një zgjedhje. Çdo ekip ka lojtar me diferencat dhe karakteristikat e veta. T’i marrim ndeshjet me radhë.
A është Shqipëria gati për ndeshjen e parë me Italinë? – Patjetër, të gjithë lojtarët janë gati. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë dëmtim, kjo është kryesorja. Mezi po presim që të vazhdojë “EURO 2024”. Ndeshja e parë do jetë pak me stres pasi është takimin i parë. Por të gjithë lotjarët janë shumë të motivuar dhe kjo është shumë pozitive për ne.
Këshillat që keni marrë nga lojtarët që vijnë për herë të dytë në Kombëtare – Nuk kanë thënë gjëra specifike. Këto lojtarë me eksperiencën që kanë na kanë ndihmuar në çdo stërvitje dhe ndeshje, se si të paraqitemi, çfarë duhet të specifikojmë, në mënyrë që të përballemi me kundërshtarët në grup.
Sa presion ka Shqipëria në këtë grup?– Në ndeshjet kualifikuese kemi bërë shumë mirë. E mbyllëm të parët sepse e merituam. Edhe në Europian jemi me këmbë në tokë. Sigurisht do të jetë shumë e vështirë, pasi është një grup i fortë. Italia, Spanja dhe Kroacia janë shumë ekipe të forta. Por ne do ta shijojmë dhe do të japim maksimumin, pasi kjo fanellë që po veshim, vlen shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje