LAJMI I FUNDIT:

“Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave për të rinjtë”, Berisha: Fitorja e 11 majit ka rëndësi historike

“Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave për të rinjtë”, Berisha: Fitorja e 11 majit ka rëndësi historike

Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është shprehur se PD do që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave për të rinjtë.

Berisha tha se PD dhe koalicioni opozitar shkon në fushatë “me përpjekjen më serioze për një fitore më 11 maj, fitore e cila ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm”.

“Shqipëria sot ka një regjim narkodiktatorial, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë. Në të cilin bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Në të cilin janë arrestuar njësoj si në Tunizi tre liderët e partive kryesore opozitare.


Por nga ana tjetër, ne vijmë në këtë fushatë më të vendosur se kurrë për të shpëtuar Shqipërinë, të vetmin vend, nga diktatura e dytë në 33 vite. Sot është një datë e madhe për ne, frymëzuese. Është 22 marsi, është festa e Sulltan Novruzit, çka unë uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë me këtë rast.

Por, është edhe 22 marsi, dita në të cilën ne shqiptarët përmbysëm me votën e lirë diktaturën staliniste më të egër që kishte njohur Evropa e pas-Luftës së Dytë Botërore. Fakti që ne, si forcë politike, u riorganizuam, kapërcyem vështirësi të mëdha, arritëm të mposhtëm të gjitha përpjekjet e narko-shtetit për shkatërrimin tonë dhe vijmë sot më të fortë se kurrë, përbën një prerogativë të fuqishme për fitoren tonë”, tha ai.

Berisha tutje tha se kanë krijuar koalicionin më të gjerë në të gjitha vitet.

“Aleatët tanë përbëjnë rreth një të tretën e votuesve shqiptarë. Kandidatët në tërësi kanë dalë nga primaret dhe anëtarësia jonë është konsultuar më shumë se kurrë në përzgjedhjen e tyre. Por përveç këtyre, ne kemi një program të shkëlqyer.

Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në tërë ekzistencën e saj. Ky program ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Por ka në themel vizionin për të transformuar me shpejtësi Shqipërinë. Ne duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave tuaja të ditës. Çdo projekt i çdo individi është në të vërtetë një ëndërr dite. Dhe askush më shumë se të rinjtë nuk i ka më të bukura ëndrrat e ditës. Ne duam që me Shqipërinë në vitet e ardhshme, të rinjtë shqiptarë t’i besojnë ëndrrën e tyre Shqipërisë. Të binden, t’i përkushtojnë energjitë e tyre ndërtimit të ëndrrës së tyre në Shqipëri.

Synojmë që Shqipëria t’u ofrojë atyre të gjitha lehtësirat, të gjitha mundësitë për realizimin e kësaj ëndrre. Synojmë që Shqipëria të jetë një vend i drejtë, i qytetarëve të barabartë, i shtetit ligjor. Synojmë që për të rinjtë të bëjmë çdo investim që ata të shkollohen sa më mirë, që ata të punësohen sa më shumë, që ata të kenë sukses në bizneset e tyre”, tha kreu i PD. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshje të mëdha gjatë kësaj jave – paralajmërohen vërshime të shpejta në disa zona të Kosovës

Reshje të mëdha gjatë kësaj jave – paralajmërohen vërshime të shpejta në disa zona të Kosovës

Lajme
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kronika e Zezë
Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri dhe arrestimi i dorasit – gjithçka që dihet deri më tash

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri dhe arrestimi i dorasit – gjithçka që dihet deri më tash

Kronika e Zezë
Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Kronika e Zezë
“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Lajme

"Avullimin e 166 mijë eurove", avokati i ish-arkëtarit të BIK hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut

Lajme
Kalo në kategori