Santiana Maloku po vazhdon të jetë njëra ndër banoret më të përfolura në Big Brother VIP Kosova 2.

Konkurrentja e këtij formati ka qenë së fundmi duke biseduar me Besin e Santianën, ku në një moment ka filluar të qajë.


Të njëjtës i qëndroi fillimisht afër aktori Besart Zeneli, e më pas iu afrua edhe Ylli Dervishi.

Screenshot 25 1 Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja gjakovare ka qenë e shqetësuar kohëve të fundit për shkak të raportit që krijoi me Bucin.

Ajo mori edhe një letër nga i dashuri, i cili i tha që duhej të ndryshonte lojën, pasi e ka shfrytëzuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Screenshot 27 1 Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit kanë filluar të distancohen, ndonëse ditëve të fundit janë parë sërish duke qëndruar bashkë.

Teksa Santi po qante kërkoi nga Ylli që të largohej, por që ky i fundit nuk pranoi ta linte vetë. /Telegrafi/