LAJMI I FUNDIT:

“Dua të fitoj titullin me Shkëndijën”, Klisman Cake flet për karrierën dhe të ardhmen e tij si futbollist

“Dua të fitoj titullin me Shkëndijën”, Klisman Cake flet për karrierën dhe të ardhmen e tij si futbollist

Mbrojtësi i KF Shkëndijës, Klisman Cake është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për karrierën e tij, të ardhmen, lëndimet, si dhe futbollin në përgjithësi.

Cake tregoi se karrierën e ka nisur te Tirana e Shqipërisë, ndërsa më pas ka kaluar në Ligën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht te KF Struga. Cake tha se për momentin është i fokusuar te Shkëndija dhe pret që këtë sezon të shpallen kampionë.


“Fillimisht kam nisur te Tirana, kam qenë në të gjitha grupmoshat, ndërsa aty edhe kam debutuar. Pastaj kalova te Struga. Për momentin jam i përqendruar te Shkëndija, nuk bëjë plane afatgjata, jam i përqendruar aty ku ndodhem. U largova nga Shqipëria pasi kisha probleme me drejtuesit e Tiranës dhe mendoja se nuk e marr atë që meritoj dhe vendosa të vij në Ligën e Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë në fillim kur shkova te Struga, por djemtë më kanë ndihmuar shumë dhe ma kanë bërë më të thjeshtë, pastaj te Shkëndija ishte edhe më e lehtë, pasi e njihja kulturën dhe më duhej të përshtatem vetëm me klubin”, tha Cake.

E pyetëm se çfarë e motivon ma shumë, ai tha se motivi i tij është puna.

“Motivi im është të jap maksimumin në trening dhe ai trening më pas të më reflektojë në lojë. Duke pasur rregulla për veten vijnë edhe rezultatet, asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi”.

“Këtë do ta thoja edhe për të tjerët që të demoralizohen. Unë vet kam pasur raste të tilla, por sërish e kam gjetur forcën dhe kam vazhduar. Futbolli të gjithëve u jep mundësinë. Prandaj u sugjeroj të gjithëve të punojnë të besojnë dhe të mos dorëzohen asnjëherë”, tha Cake.

Ai tregoi edhe një rast interesant me një lëndim që ka pasur teksa ka qenë te Tirana.

“Pata një lëndim dhe mjekët në Shqipëri më nxorën rezultatin gabim, kinse kam lëndim që duhet të pushoj 6-7 muaj. Por trajneri im atëherë Zemaria, i cili ka qenë lojtar i Interit, ai mi mori rezultatet dhe i dërgoi në Itali dhe prej atje më thanë se kam vetëm zgjatim ligamenti. Kjo ishte sikur të kisha lindur sërish”, tha Cake.

Ai foli edhe për kombëtaren e Shqipërisë, për të cilën tha se e sheh mirë dhe se ka qenë pjesë e saj deri në U21. Ndërsa sa i përket Ligës së Maqedonisë së Veriut, Cake mendon se duhet të përmirësohet dhe të ecë përpara, si dhe sa më shpejtë të vendoset sistemi VAR.

Cake iu bëri thirrje edhe shoferëve që të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë dhe asnjëherë të mos kalojnë në dritën e kuqe të semaforit./Telegrafi/

*Ky emision mundësohet nga Porsche, KFC, Neotel, CityFashion, Ujë Rugovë dhe Uniqa.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori