Kohët e fundit u raportua se ajo ishte zhvendosur në Beverly Hills me të dashurin e saj.

Megjithatë Dua Lipa u shfaq përsëri në New York të hënën, pasi ajo dhe i dashuri Anwar Hadid, shijuan një darkë në Sushi On Jones më pas në restorantin italian Gemma për pije dhe me miqtë në qytet.


Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej se ishte në humor të mirë ndërsa darkonte në Gemma, ku pinte verë të kuqe dhe qeshte e bisedonte me Anwar dhe mikun e tyre.

33487450 8760569 image a 55 1600788304866 Dua Lipa (Foto: Splash News.com)

25 vjeçarja u fotografua me plot stil gjatë mbrëmjes në një triko të gjelbër me lule dhe me një palë pantallona të zeza.

Ndërkohë, Anwar, 21 vjeçar, gjithashtu kishte të veshur një palë pantallona të zeza e një xhaketë violet.

Në një pjesë të mbrëmjes, çifti ishin ulur në një stol teksa Anwar po mbështillte një cigare.

33487370 8760569 image m 57 1600788340294 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News.com)

Është thënë që artistja me origjinë shqiptare u zhvendos në Los Angeles për të qenë më afër Anwar.

The Sun raportoi që krijuesja e hitit “One Kiss” ndërroi shtetin për të jetuar me partnerin e saj, për shkak të frikës se nuk mund të udhëtojë shpesh si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Këngëtarja e lindur në Londër u zhvendos në një pronë në Beverly Hills pranë familjes së Anwar, pavarësisht nga fakti se rrethi i saj i ngushtë janë të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

33487360 8760569 image m 63 1600788395211 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News.com)

33487358 8760569 image a 64 1600788411033 Dua Lipa (Foto: Splash News.com)

33487372 8760569 image m 66 1600788422551 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News.com)