Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka festuar ditën e djeshme (e martë) ditëlindjen e 28-të.

Ajo me këtë rast ka udhëtuar për në Ibiza së bashku me familjarët, miqtë si dhe të dashurin e saj, regjisorin Romain Gavras.


E njëjta fillimisht shtroi një darkë luksoze për të pranishmit e më pas festuan deri në orët e mëngjesit.

Screenshot 3 69 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Kosova ka ndarë disa pamje nga festa, ku shihej me një fustan të kuq të çarë nga njëra anë.

“Darka e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.

Screenshot 4 64 Foto: Screenshot/Instagram

Dukjen e kompletoi me një sërë byzylykësh, një të markës Chanel si dhe vathë të tillë.

Në një nga imazhet krijuesja e hitit “Levitating” u shfaq mbi prehrin e të dashurit të saj të ri.

Screenshot 1 96 Foto: Screenshot/Facebook

Ata duket se po shijojnë lidhjen në masë të madhe dhe se së fundmi kanë qenë bashkë në pushime edhe në Greqi e Shqipëri.

Romain më parë ka qenë i dashuri i artistes tjetër të famshme, Rita Orës. /Telegrafi/