Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po korr suksese të vazhdueshme, e një sukses të madh në industrinë muzikore e ka shënuar edhe së fundmi.

26-vjeçarja ka thyer rekord me këngën “Levitating”, duke u bërë artistja e parë femër që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara në “Hot 100”.


E lumtur për këtë, Dua ka ndarë lajmin me fansat në llogarinë në Instagram, teksa shkruan se i duket e pabesueshme.

dualipa 241363231 2987092504864501 6373193040426712693 n Foto: Dua Lipa/Instagram

“E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të preferuar në planet, Clearence Coffe Jr, Sara Hudson, The Coz, por kjo këngë do të ishte një asgjë pa ju djema (fansat) Ju dua, faleminderit! 35 javë në top 10 këngët më të dëgjuara”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit.

Kënga “Levitating”, po ashtu është certifikuar katër herë platin nga RIAA Certification në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një tjetër njoftimi që ka bërë Dua në Instagram.

dualipa 241422606 1230499444115740 5003608342691745693 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Kujtojmë që projekti i saj i fundit “Demeanor” erdhi në bashkëpunim me Pop Smoke, ndërsa është në përgatitje të projekteve të reja.

dualipa 241195549 531888144785290 5437907604798340921 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, këtë verë Dua ka shijuar pushimet bashkë me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid, fillimisht ata së bashku qëndruan në Jug të Shqipërisë, për të vazhduar më pas në Spanjë. /Telegrafi/