Dua Lipa: Prishtinë, po vijmë

219:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Dua Lipa preforms prior to the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images) 12:"Getty Images
Artistja shqiptare, Dua Lipa, do të vijë në Kosovë për pak ditë.
Ajo do të jetë prezente për të ndjekur nga afër performancën e kolegëve të saj, në festivalin "Sunny Hill", i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Këtë ardhje, këngëtarja shqiptare po e pret me padurim dhe këtë gjë e ka treguar edhe përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuar gjatë pjesëmarrjes së saj të fundit në festivalin "Glastonbury", që mbahet në Londër.
Dua ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se është shumë entuziaste për ardhjen e saj këtu.
"Prishtinë, po vijmë", ka shkruar ndër të tjerash artistja Lipa përbri fotografisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/07/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































