LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa merr vëmendje me xhaketën rozë, teksa shfaqet me plot stil rrugëve të New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me xhaketën rozë, teksa shfaqet me plot stil rrugëve të New Yorkut

Ajo ishte parë në një takim të dyfishtë me të dashurin e saj Anwar Hadid, Zayn Malik dhe Gigi Hadid një natë më parë.

Dhe Dua Lipa po dilte jashtë stilit të saj të rëndomtë, pasi u pa në një pallto rozë dhe çizme ‘Prada’, teksa po shëtiste e vetme rrugëve të New Yorkut, një ditë pas ditëlindjes së ish-yllit të “One Direction”, Zayn Malik.

Këngëtarja, 24-vjeçe, mori vëmendje me xhaketën rozë gjatë paraqitjes së saj të rastësishme.


Dua Lipa (Foto: Splash News)

Bukuroshja e kompletoi ansamblin e saj me një palë tuta sportive dhe me syze të zeza në formë drejtëkëndëshi.

Zayn Malik konfirmon ribashkimin me Gigi Hadid, ndërsa festoi ditëlindjen e tij me Bella Hadid dhe Dua Lipa
Lexo po ashtu Zayn Malik konfirmon ribashkimin me Gigi Hadid, ndërsa festoi ditëlindjen e tij me Bella Hadid dhe Dua Lipa

Ylli u pa një natë më parë me të dashurin Anwar dhe motrën e tij, Gigi, e cila u shfaq krah për krah me këngëtarin Zayn Malik, duke konfirmuar se ata ishin përsëri së bashku pas më shumë se një viti që kur njoftuan ndarjen e tyre.

Dua Lipa (Foto: Splash News)

Dua po kalon kohën më të madhe me të dashurin e saj, 20-vjeçar në New York, dhe në bazë të raportimeve ata kanë filluar të bashkëjetojnë.

Një burim ka thënë për The Sun: “Dua dhe Anwar po kalojnë kohën më të madhe së bashku kështu që ka kuptim se përse ata bashkëjetojnë”. “Ajo është gjithnjë tek ai kur është në Los Angeles dhe ai është gjithnjë me të në Londër”.

Çifti besohet se janë lidhur me njëri-tjetrin për talentin e tyre muzikor, duke rrëfyer se janë fansa të njëri-tjetrit.

Dua Lipa (Foto: Splash News)

Ata konfirmuan fillimisht romancën në korrik, një muaj pas ndarjes së artistes shqiptare nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Magazina
Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Kalo në kategori