LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa kërkoi nga kryetarja e Komisionit Evropian liberalizimin e vizave për Kosovën: A nuk është koha që të arrihet tani?

Dua Lipa kërkoi nga kryetarja e Komisionit Evropian liberalizimin e vizave për Kosovën: A nuk është koha që të arrihet tani?

Në Këshillin Atlantik, artistja shqiptare Dua Lipa, është takuar edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Derisa u shfaqën disa momente të tyre së bashku, këngëtarja me origjinë nga Kosova i kërkoi kryetares edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

26-vjeçarja, e lindur në Londër, tha se pasi Kosova ka mbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për më shumë se tre vjet më parë, ‘a nuk është koha të arrihet tani?’.


Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka qenë pyetja me të cilën i është drejtuar Von der Leyen.

“Si themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, Dua Lipa nisi fjalimin në Këshillin Atlantik me fjalë shqipe
Lexo po ashtu “Si themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, Dua Lipa nisi fjalimin në Këshillin Atlantik me fjalë shqipe

“Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë edhe ekonomikisht e kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, vazhdon më tej bukuroshja shqiptare.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Këshillin Atlantik (Foto: Instagram)

Krejt në fund, Dua ftoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, gjersa iu drejtua: “Ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, shkëlqesinë e saj, presidenten Vjosa Osmani”.

Në përvjetorin e 60-të të ndarjes së çmimeve, krijuesja e hitit “One Kiss” u nderua si “Artistja e shquar e vitit 2021”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori