Ajo ka pushtuar skenat në të gjithë Evropën në turneun e saj “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa e shfrytëzoi sa më shumë kohën e qëndrimit në Itali teksa shijoi një akullore në Firence të Italisë të martën, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 26 vjeçe, dukej e pabesueshme e veshur me një mini-fund të shkurtër deri në kofshë dhe xhaketë sportive ngjyrë krem për daljen e saj.

li1

Dua dha një vështrim të shkurtër të barkut të saj të tonifikuar, duke zgjedhur të lidhte xhaketën me një buton të veçantë, teksa kishte vendosur një palë vathë në formë piruni.

Ajo mbante me vete një çantë ngjyrë jargavan të zbukuruar dhe e rriti lartësinë e saj me disa taka ‘stiletto’ të zeza.

li2

Për të kompletuar pamjen e saj, interpretuesja e hitit “Love Again” i kishte lidhur flokët e saj brune në një topuz elegant dhe të çrregullt.

Kjo paraqitje e saj vjen pak pasi ajo nuk tregoi shenja të ngadalësimit pasi solli energjinë në skenë, duke argëtuar fansat e saj francezë në Lyon të hënën.

li3

Duke treguar figurën e saj trupore në një kostum me shkëlqim argjendi, këngëtarja shkëlqeu në skenë teksa performoi një varg hitesh të saj në “Halle Tony Garnier”.

Ajo e ka nisur turneun në muajin shkurt në Amerikë dhe tani po e vazhdon në mbarë Evropën.

li4

Turneu “Future Nostalgia” do të përfundojë në nëntor të këtij viti në Perth të Australisë. /Telegrafi/

li5

li6