Dua Lipa thotë se është “befasuar dhe e tmerruar” nga komentet e reperit DaBaby në lidhje me njerëzit e infektuar me HIV dhe burrat homoseksualë.
Këngëtarja shkroi në InstaStory të mbartën në mbrëmje se “nuk po e njeh personin me të cilin punoi” dhe qëndroi 100 për qind në anën e komunitetit LGBTI, shkruan BBC.
“Jam e befasuar dhe e tronditur nga komentet e DaBaby. Unë vërtet nuk po e njoh këtë person me të cilin kam bashkëpunuar. Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe që unë mbështes 100 për qind komunitetin LGBTI. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë stigmën rreth HIV/AIDS”, shkroi Dua Lipa në Instastory.

Reperi DaBaby, i cili numëron një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Duan në hitin “Levitating”, është kritikuar ashpër për komentet që bëri në një festival amerikan.
Duke performuar në festivalin “Rolling Loud” në Miami, ai ftoi çdo anëtar të audiencës të “ndiznin dritat e celularëve”, përveç atyre që ishin HIV pozitivë ose atyre që ishin burra homoseksualë që kryejnë marrëdhënie në parkingje të veturave.
Ai gjithashtu bëri pretendimin e rremë rreth HIV, duke u shprehur: “HIV do t’iu bëjë që të vdisni për dy ose tri javë”.
Ilaçet që ndihmojnë të prekurit me HIV për të jetuar jetë më të gjatë dhe të shëndetshme kanë qenë në dispozicion për dekada.
Komentet e reperit DaBaby u mbështetën nga reperi TI, i cili tha nëse Lil Nas X (i cili rregullisht e ekspozon seksualitetin e tij në skenë) – ishte në gjendje të thoshte dhe të bënte siç i pëlqente, atëherë DaBaby do të ishte në gjendje të bënte të njëjtën gjë.
Por DaBaby u përball me kritika nga shumë të ashpra nga miliona fansa në rrjetet sociale, përfshirë organizatën bamirëse kryesore që merret me trajtimin e HIV dhe AIDS në Mbretërinë e Bashkuar.
Përhapja e dezinformatave
“Është e gabuar që njerëzit që jetojnë me HIV të bëhen ose të ndjehen më pak ose të përjashtuar për shkak të diagnozës së tyre – duhet të jetë e papranueshme në industrinë e muzikës dhe në shoqërinë në përgjithësi”, thotë Richard Angell, drejtori i fushatave sensibilizuese në Terrence Higgins Trust (THT) .
“Komente si ai i DaBabyt përjetësojnë stigmën dhe diskriminimin e lidhur me HIV-in, si dhe përhapjen e dezinformatave në lidhje me atë virus. Tani mund të bëni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme me HIV në sajë të përparimit mjekësor kur diagnostikoheni dhe po përdorni trajtimin”, shton ai.
Ilaçet për të menaxhuar virusin HIV dhe për të ndaluar përhapjen e tij janë në dispozicion që nga viti 1996.
Futja e profilaksisë para-ekspozimit (Prep), e cila mund të merret nga njerëzit që nuk kanë HIV për të parandaluar përhapjen e tij, ka ndihmuar në uljen e numrit të infeksionit.
Njerëzit që kanë HIV dhe janë në trajtim mund të jenë të pazbulueshëm – që do të thotë se gjaku i tyre mbart sasi kaq të ulëta të virusit saqë nuk janë në gjendje ta transmetojnë atë te të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Drenusha Latifi: Unë ia dërgova Atillës fëmijët në burg për t’i takuar kur ai ishte i dënuar, e ndërsa ai nuk mi solli mua në Big Brother

Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Gjesti ‘harron’ për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame