Dua Lipa ka treguar se ishte e pakënaqur me ‘spekulimet’ se do të performonte në Kampionatin Botëror shumë të diskutueshëm.
Vendimi i FIFA-s për të mbajtur Kampionatin Botëror në Katar është rrethuar nga polemika – veçanërisht në lidhje me punëtorët emigrantë dhe komunitetin LGBTQ+, shkruan DailyMail.
Dhe këngëtarja, 27 vjeçe – e cila më parë ka hedhur poshtë pretendimet se do të ngjitet në skenë, në Doha – edhe një herë e shtyu atë dhe deklaroi se megjithëse nuk ka ‘asgjë kundër Katarit’, ajo nuk mund të performojë pasi ‘vërtet bie ndesh me bindjet e saj’.
Duke folur për Variety, Dua tha: “Kampionati Botëror është një mundësi vërtet unike për të kërkuar llogari nga Katari. Ata u zotuan për të drejtat e njeriut kur nënshkruan marrëveshjen për Kupën e Botës, të cilat nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme për të drejtat e punëtorëve emigrantë, të drejtat e grave, të drejtat LGBTQ+ dhe lirinë e shprehjes”.
“Çfarë mesazhi dërgon nëse këto premtime nuk do të thonë asgjë?”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.
Ylli i hitit “New Rules” – e cila së fundmi përfundoi turneun e saj “Future Nostalgia” – shtoi se megjithëse nuk ka vullnet të keq kundër vendit, asaj “nuk i pëlqente të ishte mes spekulimeve se do të performonte për diçka që bie në kundërshtim me besimet e saj”.
Përpara Kampionatit Botëror, Dua hodhi poshtë thashethemet se ajo do të performonte dhe sulmoi Katarin për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ajo shkroi në një deklaratë në Instagram: “Ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Katar”.
“Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar”.
“Unë do të bëj brohoritje për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur ai të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të mirëpritur Kampionatin Botëror”.
Ka pasur shumë reagime mbi vendimin për të mbajtur turneun e futbollit në vendin arab – ku të qenit homoseksual është e paligjshme me një dënim deri në shtatë vjet burg.
Ndërsa kushtet kontraktuale për qindra mijëra punëtorë emigrantë të punësuar për ta kthyer Emiratin e vogël në një rajon të aftë për të mbajtur turneun më të madh të futbollit ishin gjithashtu një shqetësim i madh.
Disa aktivistë u kanë kërkuar të famshmëve që të bojkotojnë Kampionatin Botëror. Robbie Williams dhe David Beckham u kritikuan që i dolën në krah shtetit katarian.
Si Dua, ashtu edhe Shakira dhe Rod Stewart janë ndër interpretuesit që mohuan pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Katar.
Sir Rod Stewartit iu ofrua një marrëveshje prej një milion dollarësh për të performuar në Katar, por e hodhi poshtë për shkak të historisë së shkeljes së të drejtave të njeriut nga Katari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Bisedë e vonë mes Danjës, Aldos dhe Loredanës: Ola ka thënë që ti ke pëlqim për të

Redoni: Nëse do të futesha në Big Brother nuk do të hyja mes Gjestit dhe Eglit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania