Drita ka shënuar fitore ndaj Deçiçit në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator në Conference League  me rezultat 2-1.

Ishte skuadra shqiptare nga Mali i Zi që i befasoi nënkampionët e Kosovës, duke realizuar gol në minutën e 3-të të takimit, përmes Ilir Camajt (1-0).


Drita menjëherë provoi të kthehej në lojë, duke tentuar në disa mënyra.

Bardhekaltrit u rikthyen shpejtë në lojë, përmes Almir Ajzerajt i cili barazoi rezultatin në minutën e 10-të (1-1), pasi fillimisht Marko Simonovski dështoi nga afër.

213998148 3928852457243450 4667983817853632529 n

Në pjsën e dytë Drita ishte më e mirë, duke provuar që të gjejë golin e epërsisë.

Muja depërtoi mirë nga e majta dhe pasoi te Simonovski i cili në minutën e 78-të shënoi për 2-1.

214676660 3928852437243452 8683275933929926547 n

Në minutën e 80-të, Deçiçi mbeti me një lojtar më pak, kur Jonathan Dreshaj u ndëshkua me të kuq.

Momentë të tilla tensioni kishte edhe në fundin e ndeshjes, por që në fund u mbyll me fitoren e Dritës.

214747807 3928852427243453 2891469783422066408 n

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/

telegrafi sport app