LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton lehtësisht ndaj Ulpianës dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drita fiton lehtësisht ndaj Ulpianës dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drita ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Ulpianës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës dhe ka kaluar tutje në gjysmëfinale.

“Intelektualët” kanë shfrytëzuar për mrekulli terrenin vendas për të fituar ndeshjen e vetme të kësaj faze dhe për të kaluar në raundin tjetër në Kupën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, shënuan edhe një gol.


Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 24-të me anë të Astrit Fazliut, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi me lojë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola tjerë për ta siguruar një fitore të lehtë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të me anë të Almir Ajzerajt, që shënoi për 2-0.

Në minutën e 75-të erdhi goli përfundimtar dhe i fitores 3-0 nga Drita, gol i cili u shënua nga Albin Krasniqi.

Me këtë fitore, Drita kalon tutje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Kalo në kategori