Nga: Samuel Ramani / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Më në fund ka përfunduar pritja e Ukrainës për të marrë leje për përdorimin e raketave amerikane ATACMS me rreze të gjatë veprimi në territorin rus. Presidenti Joe Biden ka miratuar përdorimin nga Ukraina të raketave ATACMS kundër objektivave në rajonin e Kurskut, ku forcat ruse dhe ato koreano-veriore po përpiqen të largojnë forcat ukrainase nga pozicionet e tyre të përforcuara.
Vendimi i Bidenit përfaqëson një triumf historik diplomatik për Ukrainën. Në Konferencën e Strategjisë Evropiane në Jaltë, më 13 shtator, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky argumentoi se dërgesat e raketave ATACMS ishin të padobishme nëse nuk mund të përdoreshin kundër objektivave ruse. Zelensky përdori këtë logjikë në një apel personal drejtuar Bidenit në Shtëpinë e Bardhë më vonë gjatë atij muaji, por u largua nga Uashingtoni duarbosh. Frika e kthimit të Donald Trumpit si president dhe kërcënimi i tij për të ndalur ndihmën amerikane për Ukrainën, e shtyu përfundimisht Bidenin drejt një veprimi vendimtar.
Përdorimi i raketave ATACMS nga Ukraina në Kursk pritet të sjellë përfitime të menjëhershme për pozicionin gjithnjë e më të vështirë të vijës së saj të frontit. Dërgimi nga Rusia i 10 mijë trupave koreano-veriore në rajonin e Kurskut, shihet gjerësisht si një hakmarrje asimetrike ndaj Ukrainës për marrjen e lejes për të përdorur armë të NATO-s kundër objektivave ruse. Sfida ndaj Rusisë, duke zgjeruar përdorimin e raketave ATACMS nga Ukraina, mund ta pengojë presidentin Vladimir Putin të rekrutojë kontingjente të tjera trupash koreano-veriore në vitin 2025. Kjo mund t’i lejojë gjithashtu Ukrainës të godasë më shpesh Aeroportin Vostoçni të Kurskut, një objekt ushtarak ku raportohet se ndodhen aeroplanët MiG-29 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Pantsir S-1.
Rëndësia e vërtetë e vendimit të Bidenit varet nga fleksibiliteti i ShBA-së për atë që do t’u ofrojë trupave ukrainase. Meqenëse Ukraina tashmë ka përdorur raketat me rreze më të shkurtër, HIMARS, në sulme përtej kufirit rreth Harkivit, ShBA-ja mund të miratojë përdorimin e raketave ATACMS për qëllime të ngjashme. Kjo do ta vështirësonte edhe më shumë përpjekjen e Rusisë për të arritur një përparim ushtarak në drejtim të Kupianskut.
Nuk është ende e qartë nëse ShBA-ja do ta lejojë Ukrainën të përdorë raketat ATACMS kundër objektivave ruse që ndodhen më larg vijave të frontit. Ndërkohë që Rusia ka zhvendosur paraprakisht 90 për qind të aeroplanëve që përdor për sulme me bomba rrëshqitëse jashtë rrezes së raketave ATACMS, 17 baza ajrore dhe të paktën 250 objekte ushtarake kryesore ndodhen ende brenda rrezes së tyre.
Nëse vendimi i Bidenit nxit kryeministrin britanik Keir Starmer të lehtësojë kufizimet mbi përdorimin e raketave Storm Shadow, këto objekte do të bëhen edhe më të ndjeshme. Sulmi i dyshuar me dron i Ukrainës mbi një fabrikë ruse në Izhevsk të dielën, e cila ndodhet një mijë e treqind kilometra larg kufirit të saj, ka ndërprerë zinxhirët e prodhimit të dronëve dhe mbrojtjes ajrore të Rusisë. Sigurimi i lejeve më të gjera për përdorimin e raketave ATACMS dhe Storm Shadow do të forcojë arritjet teknologjike të Ukrainës.
Ndërsa afrohet inaugurimi i Trump-it, ShBA-ja më në fund po mobilizohet plotësisht për të mbështetur fitoren e Ukrainës. Një kthesë premtuese, por që mund të jetë tepër pak dhe shumë vonë për Ukrainën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama