Drita bie në fund edhe në "Fadil Vokrri” - nuk ia del të futet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Drita ka zhvilluar një ndeshje parë të mirë ndaj Legias Varshavës në “Fadil Vokrri”, por që iu desh të pajtohet me humbjen me rezultat 1-0, në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Konferencës. Drita u mposht edhe në Poloni 2-0, ku me rezultat të përgjithshëm prej 3-0, polakët kaluan tutje. Rastin e parë serioz në ndeshje e pati qendërmbrojtësi Juan Mesa, por nuk arriti që ta dërgojë topin te bashkëlojtarët e tij. Ndonëse ishte në pozitë shumë të mirë shënimi, ai nuk vendosi të gjuante në portë në minutën e tretë, por as pasimi i tij nuk shkoi askund.

Por asnjëri prej tentimeve të futbollistëve të skuadrës polake nuk ishte i saktë. Drita iu afrua edhe në minutën e 27-të, kur Besnik Krasniqit harkoi nga ndërprerja, por sulmuesi Veton Tusha, për pak sa nuk shënoi. Raddy Ovouka i Dritës e pati rastin e parë në pjesën e dytë, në minutën e 50-tën, por mbrojtësi i krahut të majtë gjuajti mbi portë.











































