LAJMI I FUNDIT:

Drin Zatriqi padit Dafina Zeqirin, kërkon gjysmë milion euro dëmshpërblim

Drin Zatriqi padit Dafina Zeqirin, kërkon gjysmë milion euro dëmshpërblim

Rreth një vit më parë ish-menaxheri i artistëve, Drin Zatriqi dhe këngëtarja Dafina Zeqiri nisën një konflikt virtual me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Ishte këngëtarja ajo që përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter kishte hedhur akuzua në drejtim të Zatriqit.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja, në postimin të cilin më vonë e fshiu.


Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në një tjetër postim, Dafina ka vazhduar duke kërkuar nga ai t’i tregonte për arsyet që ai ka ikur nga Kosova dhe çfarë ka bërë në Amerikë.

“Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”, ka shkruar Zeqiri.

Të gjitha lajmet nga Drin Zatriqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drin Zatriqi

Atë kohë, Drini iu përgjigj duke i thënë se nëse ajo ka ndonjë dëshmi për akuzat le t’i bëjë publike, në rast se jo atëherë me këngëtaren do të shihet në gjyq dhe kështu ka vepruar.

Sot (e enjte), Zatriqi ka publikuar dëshminë e padisë që ka bërë ndaj Dafinës, në të cilën ai kërkon gjysmë milionë euro dëmshpërblim.

Foto: Arkiv

Tutje, në postimin e tij në Facebook, ai ka thënë se parat e dëmshpërblimit do t’i dhuroj për gratë e Krushës.

Mbetet të shihet se si do të reagoj këngëtarja në lidhje me këtë padi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

Magazina
Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Magazina
Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Magazina
Drilon Rama i bën një dedikim të veçantë Sara Kolamit për ditëlindje

Drilon Rama i bën një dedikim të veçantë Sara Kolamit për ditëlindje

Magazina
Olsa Muhameti zbulon fitimet 'e çmendura' të Big Brother përmes televotimeve

Olsa Muhameti zbulon fitimet 'e çmendura' të Big Brother përmes televotimeve

Magazina
Kalo në kategori