LAJMI I FUNDIT:

Drilon Haxhijaj dhe Jetmir Gashi dy lojtarët e ri të Kosovës në futsall

Drilon Haxhijaj dhe Jetmir Gashi dy lojtarët e ri të Kosovës në futsall

Dy talentët e mëdhenj të futsallit, Drilon Haxhijaj dhe Jetmir Gashi, do t’i mbrojnë ngjyrat e vendit të tyre të lindjes, Kosovës, në eliminatoret e ardhshme.

Kjo u arrit fal punës së madhe të drejtuesve të futsallit kosovar dhe bisedave konstruktive që kishin me lojtarët.

Dyshja më parë kishin bisedime me Kombëtaren e Shqipërisë, ku edhe zhvilluan ndeshje miqësore, por insistimi ynë dhe besimi në talentin e tyre, ka bërë që ata të kthehen të luajnë për Kombëtaren e Kosovës.


Drilon Haxhijaj është 20 vjeçar dhe aktualisht mbron ngjyrat e FC Drenicës. Ai stinorin vjeshtor e ka mbyllur si top shënues i Lirimi Superligës së Kosovës dhe 10 gola.

Haxhijaj shquhet për shpejtësinë e tij dhe qetësinë para portës, ku me këto kualiteti do t’i ndihmojë shumë Kombëtares së Kosovës në të ardhmen.

Jetmir Gashi në anën tjetër është 23 vjeçar dhe aktualisht luan te FC Vjosa. Sezonin e shkuar ai ishte top shënuesi i dytë i kampionatit, duke shënuar plot 30 gola.

Edhe Gashi njihet për driblim, shpejtësi dhe saktësi para portës, duke e bërë një lojtar shumë të rrezikshëm për ekipet kundërshtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori