Drilon Hajrizi do të vazhdoj të jetë një basketbollist i KB Trepçës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka konfirmuar se Hajrizi ka nënshkruar kontratën e re dhe do të vazhdojë të mbetet në 'Minatori'.


Hajrizi dhe Trepça kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Njoftimi i plotë nga KB Trepça:

Djali që u rrit me ne vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë

Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha. /Telegrafi/

telegrafi sport app