LAJMI I FUNDIT:

Dridhjet e tokës detyrojnë ekipet amerikane dhe ato franceze të shpëtimit, të largohen me shpejtësi nga ndërtesa e shembur në Turqi

Dridhjet e tokës detyrojnë ekipet amerikane dhe ato franceze të shpëtimit, të largohen me shpejtësi nga ndërtesa e shembur në Turqi

Një atmosferë paniku mbretëroi në mesin e ekipeve të shpëtimit nga pasdridhjet, derisa po punonin për të nxjerrë qytetarët nga rrënojat e ndërtesave të shembura, si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Pasdridhjet po ndodhin kohë pas kohe dhe kanë ndikuar negativisht në punën e ekipeve të shpëtimit, në veçanti pranë ndërtesave të shembura, transmeton Telegrafi.


Momenti i paniku është regjistruar nga kameramani i Anadolu Agency, ku shihen pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, duke tentuar të nxjerrin tre persona kur ndihen lëkundjet në Antakya, dhe ata vrapojnë me tërë forcën jashtë objektit nga frika se mund ta pësojnë edhe ata.

Kishin humbur në male, ndihma e papritur u erdhi nga një qen – ekipin e shpëtimit i dërgoi drejt fshatit turk që ishte bllokuar nga bora
Lexo po ashtu Kishin humbur në male, ndihma e papritur u erdhi nga një qen – ekipin e shpëtimit i dërgoi drejt fshatit turk që ishte bllokuar nga bora

Madje vullnetarët që po intervistoheshin u detyruan t’ia ndërprenë punën gazetarëve sapo u ndjenë lëkundjet e lehta. Megjithatë pas qetësimit të situatës, ekipet u rikthyen në ndërtesë për të vazhduar me operacionin e kërkim-shpëtimit.

Deri më tani vlerësohet se në Turqi dhe Siri kanë humbur jetën mbi 34 mijë persona, si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën këto dy vende. /Telegrafi/