LAJMI I FUNDIT:

Kishin humbur në male, ndihma e papritur u erdhi nga një qen – ekipin e shpëtimit i dërgoi drejt fshatit turk që ishte bllokuar nga bora

Kishin humbur në male, ndihma e papritur u erdhi nga një qen – ekipin e shpëtimit i dërgoi drejt fshatit turk që ishte bllokuar nga bora

Tërmetet shkatërruese që goditën të hënën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, ua morën jetën dhjetëra mijëra njerëzve.

Pamjet rrëqethëse të shkatërrimit të ndërtesave janë shumë prekëse, kurse një video nga një fshat i rrezikuar nga tërmeti, tregon se në një fatkeqësi të tillë të gjithë gjejnë një mënyrë për të ndihmuar, transmeton Telegrafi.


Kolona e veturave që po shkonte për në fshatin e mbuluar me borë Ajanburn pranë qytetit të goditur rëndë Kahranmaras, u dërgua në destinacion nga një qen.

Numri i viktimave nga tërmetet shkon në mbi 34 mijë, dhjetëra kamionë me ndihma futen në Siri
Lexo po ashtu Numri i viktimave nga tërmetet shkon në mbi 34 mijë, dhjetëra kamionë me ndihma futen në Siri

Ekipi i shpëtimit që regjistroi videon e publikuar më poshtë ka njoftuar se kishin humbur rrugën, por që ishte një qenë që i udhëzoi drejt tij.

“Kur nuk gjetëm rrugën, ndoqëm qenin. Na solli në fshat”, thuhet përbri videos së publikuar nga ky ekip i shpëtimit. /Telegrafi/