LAJMI I FUNDIT:

Driant Zeneli përfaqëson Shqipërinë në Venecia

Driant Zeneli përfaqëson Shqipërinë në Venecia

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka njoftuar se Driant Zeneli do të jetë artisti që do të përfaqësojë pavijonin e Shqipërisë në Ekspozitën e 58-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia – me projektin me titull “Maybe the cosmos is not so extraordinary” (Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm)

Projekti do të prezantohet nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën “Pompidou” në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris. Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).

Driant Zeneli (lindur në Shkodër, 1983), jeton dhe punon mes Tiranës dhe Milanos.