LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Vaksinimi të bëhet obligativ

Dreshaj: Vaksinimi të bëhet obligativ

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë qeveria nuk duhet të marrë masa më të ashpra në parandalimin e përhapjes së COVID19 por të veproj me sanksione për mosrespektimin e masave standarde.

Dreshaj ka rekomanduar që vaksinimi të bëhet obligativ.


“Ju rekomandoj që vaksinimin ta bëni obligativ në veçanti për institucionet publike, gjë që e kanë bërë shumë vende të bashkësisë evropiane dhe shumë vende të rajonit tonë, nga sot edhe Shqipëria”, ka thënë Dreshaj.

Ai në seancën ku po zhvillohet debati për situatën me pandeminë, ka thënë se vendimi i qeverisë për ndalesat në kufi për personat që nuk e kanë dozën e tretë të vaksinës nuk është i qëlluar.

Shkurtimi i orarit të gastronomisë e ora policore, më tepër i kontribuojnë uljes së harxhimeve energjetike elektrike sesa menaxhimit të pandemisë.

Nuk luftohet pandemia me orë policore, por me masa shëndetësore. Shumë më i arsyeshëm është kërkimi i pasaportës vaksinave në qendra tregtare, në shkolla, në lokale të ndryshme, gjë që kjo në Kosovë nuk është bërë as nuk po bëhet.

Veprimi me ndalesat kufitare me kusht pajisjen me dozë të tretë të vaksinës, më besoni nuk është i qëlluar, pasi sëmundjen e kemi brenda prandaj kryeministër hapi kufijtë e në veçanti kufirin me Shqipërinë”, ka thënë Dreshaj.