LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Rasti i vetëm me COVID-19 në Istog pritet të ritestohet brenda tri ditëve

Dreshaj: Rasti i vetëm me COVID-19 në Istog pritet të ritestohet brenda tri ditëve

Numri i komunave të Kosovës që po largohen nga “zona e kuqe” e coronavirusit po zgjerohet nga dita në ditë.

Koordinatori i Shtabit Emergjent në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj thotë se edhe kjo komunë se shpejti nuk do të ketë persona të prekur me COVID-19.


Dreshaj në RTV Dukagjini ka thënë momentalisht është vetëm një person pozitiv me coronavirus por që sipas tij brenda tri ditëve mund të bëhet ritestimi dhe i njëjti të lirohet.

“Kemi një person që është në vet izolim dhe brenda tri ditëve pritet të bëhet ritestimi i personit në fjalë dhe besojmë se më nuk do të ketë raste me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Jemi mirënjohës ndaj qytetarëve që janë ruajtur jashtëzakonisht shumë e që na kanë lehtësuar edhe neve si shtab punën”.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Istog ka pasur gjithsejtë 8 të infektuar me COVID-19 ku njëri nga ta ka përfunduar me fatalitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori