Drenica dhe Prishtina do të takohen në Skenderaj në kuadër të xhiros së 9-të në Albi Mall Superligë.

Pas një starti të mirë, Drenicën e ka kapluar një krizë pasi ka pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit.


Në anën tjetër Prishtina vazhdon me formë të shkëlqyer duke marrë katër fitore radhazi dhe ndodhet e vetme në krye.

Kuqezinjtë kërkojnë këndelljen dhe befasinë ndaj liderit, derisa kryeqytetasit vazhdimësinë e rezultateve të mira.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Gomes, Prodani, Sarriegi, Tagheyev, Kodra, Shala, Hamiti, Da Silva, Vojvoda, Jashari, Uka,

Prishtina: Gjokaj, Bytyqi, Vitija, Limani, Mamengi, Saletic, Zeqiri, Namani, Taipi, Veliu, Ilievski.

/Telegrafi/

telegrafi sport app