Drenica do të jetë nikoqire e Malishevës në Skenderaj në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës, me fillim nga ora 13:00.

Vendasit synojnë edhe këtë javë rezultat pozitiv, pasi xhiron e kaluar morën një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Gjilanit.


Mysafirët në anën tjetër pësuan disfatë javën e kaluar, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 2-1 nga Ferizaj.

Për Drenicën tri pikët janë jetike në garën për mbijetesë, ndërsa për Malishevën për të luftuar për një vend që çon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Haxhihamza, Shani, Da Silva, G.Jashari, Prodani; Jonuzi, Soler; I.Jashari, Hamiti, Uka; Limani;

Malisheva: Avdyli; Pira, Xhaka, Opeh, Bajraktari;, Ndjigi, Ferati, Hetemi; Xhylani, Zeka, Diatta,;

telegrafi sport app