LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Milanit të pakënaqur me qëndrimin e lojtarëve, Fonseca nuk është në rrezik largimi

Drejtuesit e Milanit të pakënaqur me qëndrimin e lojtarëve, Fonseca nuk është në rrezik largimi

Mediat italiane pretendojnë se drejtuesit e Milanit janë të pakënaqur me qëndrimin e lojtarëve, kështu që puna e trajnerit Paulo Fonseca nuk është në rrezik për momentin.

Milani pësoi një humbje 2-1 kundër Fiorentinës të dielën mbrëma, duke humbur dy penallti në Stadio Artemio Franchi.

Kjo e acaroi Fonsecan sepse Christian Pulisic, ekzekutuesi i caktuar i goditjeve të penalltisë, nuk realizoi asnjë nga dy goditjet e mëparshme dhe kështu vendosi të godas me Theo Hernandez dhe Tammy Abraham, të cilët u ndalen nga David de Gea.


Milani ka humbur katër ndeshje nga nëntë të parat në të gjitha garat, por sipas raporteve në Itali, puna e Fonseca nuk është në rrezik.

Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport pretendojnë se drejtuesit e Milanit janë të irrituar nga qëndrimi i lojtarëve dhe se ata po mbështesin trajnerin portugez.

Megjithatë, Fonseca është i vetëdijshëm se më shumë rezultate negative pas pushimit do ta vendosnin pozicionin e tij nën vëzhgim dhe në rrezik.

Trajneri fajësoi hapur lojtarët para mediave pas humbjes në Firence, një ndryshim strategjie në krahasim me gushtin kur ai dhe klubi hodhën poshtë polemikat pasi Theo dhe Rafael Leao refuzuan t’i bashkohen ekipit gjatë një pushim gjatë ndeshjes me Lazion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Griezmann shkruan historinë në La Liga, thyen një rekord të vjetër të Messit

Griezmann shkruan historinë në La Liga, thyen një rekord të vjetër të Messit

La Liga
Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

La Liga
Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Bundesliga
Kalo në kategori