Drejtoria për Bujqësi në Rahovec njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për gjashtmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte (PPD) 2025 është shtyrë deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00, duke lënë edhe 7 ditë pune për aplikime.

Në këtë thirrje mund të aplikohen për:


  • Pagesën Direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë
  • Pagesën Direkte për therjet e raportuara të gjedhit
  • Pagesën Direkte për akuakulturë
  • Pagesën Direkte për viçat për majmëri
  • Pagesën Direkte për zogj për majmëri (brojlerë)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes këtyre pagesave direkte, sipas Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025. /Telegrafi/