LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Topit të Artë tregon nëse do t’ia japin çmimin Lewandowskit

Drejtori i Topit të Artë tregon nëse do t’ia japin çmimin Lewandowskit

Drejtori i çmimit Topi i Artë, Nicolas Manissier ka treguar se ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, nuk do të marrë çmimin më të madh individual.

France Football vendosi të mos e japë çmimin në vitin 2020, për shkak të pandemisë, pavarësisht se të gjitha garat ishin përfunduar dhe në mënyrë spektakolare për Lewandowskin.

Sulmuesi polak udhëhoqi Bayern Munichun drejt një triplete dhe fitoren e parë të Ligës së Kampionëve në tetë vjet, duke e shkatërruar Barcelonën 8-2 gjatë rrugës.


France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin
Lexo po ashtu France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin

Gjatë atij sezoni, ai regjistroi 55 gola dhe 10 asistime, duke i kaluar të gjithë të tjerët. Shumë e konsideruan si një padrejtësi që atij nuk iu dha çmimi atë vit, me Lionel Messin madje duke iu referuar kësaj gjatë fjalimit të tij të pranimit vitin e ardhshëm.

Mes bisedave se Topi i Artë mund të jepet në mënyrë retrospektive, Manissier ka thënë për Cadena SER se një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Ne nuk po shqyrtojmë dhënien e Topit të Artë Robert Lewandowskit për vitin 2020. Si institucion, ne kemi rregullat tona që i respektojmë me rigorozitet”, ka thënë Manissier.

Padyshim që merita e çmimit është vënë në pikëpyetje vitet e fundit, me votat e ardhura nga një kombinim i gazetarëve për të votuar për çmimin.

Po kështu, është vënë në pikëpyetje edhe çmimi i lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA, i votuar nga lojtarët dhe trajnerët, por ai ende zë një vend prestigjioz në mendjet e futbollistëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori